Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka vlerësuar publikisht mesfushorin e ri Warren Zaïre-Emery pas finales së Ligës së Kampionëve, duke theksuar profesionalizmin dhe qëndrimin e tij gjatë gjithë sezonit.
Tekniku spanjoll deklaroi se lojtari e meritonte të ishte pjesë e finales dhe se kishte fituar të drejtën për të luajtur në një ndeshje kaq të rëndësishme.
“Warren e meritonte të luante sepse e meritonte të merrte pjesë në këtë finale. Ai ka bërë gjithçka si duhet dhe ka treguar personalitet të madh. Pranoi vendimin tim për ta lënë në stol dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për mua”, tha Luis Enrique.
Trajneri i PSG-së shtoi se, edhe
në minutat e pakta që pati në dispozicion, Zaïre-Emery tregoi cilësitë e tij si profesionist dhe si person, duke e cilësuar atë si një figurë shumë të veçantë brenda skuadrës pariziene. /Klankosova.tv



