“Ma sjell mëngjesin në shtrat, është shumë romantik”, thotë Anita për Ramushin

Anita Muçaj Haradinaj ka treguar se si u njoh me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Në një intervistë për ‘S’e Luan Topi”, ajo tha se karakteri i veçantë, shpirti aventurier dhe pjekuria e Ramush Haradinajt e bën për vete.

“Takimin e parë me të e kam bërë gjatë një interviste në radio. Ishte i ftuar në Radio Kosova dhe më tha mua ‘goca e kujt je ti’. Dhe unë, duke menduar që ne njiheshim familjarisht, i thashë jam goca e Mustafës. Ai ishte një djalë ndryshe. Mua më pëlqen gjithçka që është e vështirë, më pëlqen të sfidohem. Dhe ai ishte i pjekur, nuk kishte rutinë, nuk e dije kur do flije apo ku do ishe”.

Ajo zbuloi dhe një anë tjetër të Haradinajt, që shumë pak e njohim, shkruan Top Channel.

“Është shumë romantik, më shumë se unë. Gjithçka e ka me shumë delikatesë, me shumë elegancë. Më ka sjellë edhe mëngjesin në shtrat. Edhe lule…”

The post “Ma sjell mëngjesin në shtrat, është shumë romantik”, thotë Anita për Ramushin appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news