Një tajfun i fuqishëm ka goditur Kinën, duke u bërë i dyti brenda një jave që prek vendin. Autoritetet kanë evakuuar mbi 1.7 milion banorë nga zonat e rrezikuara.
Tajfuni Bavi, i cili shtrihet në rreth 1,000 kilometra në pikën e tij më të gjerë, preku fillimisht tokën në qytetin bregdetar Taizhou të shtunën në mbrëmje, ndërsa pak pas mesnate goditi edhe qytetin Wenzhou.
Pasi kaloi mbi një zinxhir ishujsh të largët japonezë, tajfuni solli reshje të dendura edhe në Tajvan, duke kaluar pranë pjesës veriore të ishullit.
Më herët, rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhia në Filipine lanë të paktën 17 persona të vdekur, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Megjithëse është dobësuar në kategorinë 1, autoritetet paralajmërojnë se Bavi mbetet i rrezikshëm për shkak të sasisë së madhe të lagështisë që bart, e cila pritet të sjellë reshje jashtëzakonisht të dendura në provincat lindore Zhejiang dhe verilindore Fujian.
Përveç evakuimit të mbi 1.7 milion banorëve në Zhejiang, mijëra të tjerë janë larguar nga zonat e rrezikuara në provincat fqinje. Në Zhejiang janë pezulluar mësimi, puna dhe aktivitetet në ambiente të hapura, ndërsa janë anuluar rreth 400 fluturime dhe dhjetëra linja hekurudhore.
.



