Kongresi i Sindikatave: BSPK pa ‘befasi’, rizgjedh Hykollin kryetar (VIDEO)

Mandatin e parë e qiti në krye, ndërsa për të dytin shprehu ambicie qysh moti.

Atdhe Hykolli, që drejton Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), edhe programin e kishte shpalosur kohë më parë para delegatëve.

Si pretendenti i vetëm, ai premtoi të shtunën se nëse e rimerr postin edhe për 4-vjeçarin e ardhshëm, do ta shtyjë përpara dialogun social me qeverinë, e madje edhe disa çështje të tjera.

Arsye që të jetë në ulësen e të parit, pohon se ka me bollëk, pasi, siç thekson, bëri punë gjatë mandatit të shkuar.

Propozimi i Hykollit për kryetar u bë të shtunën nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kongresin e 9-të të BSPK-së, ku fitoi besimin e anëtarëve.

Edhe vetë propozuesit kanë pritshmëri të larta për 4-vjeçarin e ardhshëm.

Në këtë organizim pati edhe mysafirë të shumtë nga organizatat sindikale evropiane dhe ndërkombëtare.

Për më shumë, ndiqni kronikën:

Latest news
Related news