Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, ka organizuar një drekë pune me ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke i falënderuar për mbështetjen që, sipas tij, i japin Serbisë në mbrojtje të integritetit territorial dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Serbisë, Macut theksoi se Beogradi i konsideron këto vende partnerë të rëndësishëm dhe se do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin me to në forume ndërkombëtare.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri serb foli edhe për situatën në Kosovë, duke përsëritur pretendimet e Beogradit për pozitën e komunitetit serb dhe duke bërë thirrje për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Macut deklaroi se Serbia mbetet e angazhuar në procesin e dialogut, por ritheksoi qëndrimin zyrtar të Beogradit se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Në takimin e zhvilluar në Beograd morën pjesë përfaqësues diplomatikë të një sërë shtetesh nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine, të cilat vazhdojnë të mos e njohin shtetësinë e Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



