Marcus Rashford mund të nisë sezonin e ri te Manchester United. Sipas informacioneve nga Anglia, drejtuesit e klubit kanë zhvilluar bisedime direkte me kampin e sulmuesit për ta riintegruar në skuadrën e parë.
United është i gatshëm ta mirëpresë Rashfordin në stërvitje nën drejtimin e Michael Carrick, ndërsa vendimi përfundimtar për të ardhmen e tij do të merret më vonë gjatë afatit kalimtar veror, transmeton Klankosova.tv.
Edhe vetë Rashford është i hapur të qëndrojë te “Djajtë e Kuq” në fillim të sezonit, me të dyja palët që do të shqyrtojnë ofertat e mundshme në vazhdim të verës.
Sulmuesi anglez ka kontratë me Manchester United deri në vitin 2028./Klankosova.tv



