Marrëveshja e Ohrit është në fuqi, të dyja palët duhet ta respektojnëSinjali

Përfaqësusja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, gjatë konferencës së shkurtër për media pas ardhjes në Prishtinë, ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit të ndërmjetësuar nga pararendësi i saj Josep Borell i cili i kishte bërë bashkë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Maqedoninë e Veriut.

“Marrëveshja e Ohrit është në fuqi dhe duhet të ndiqet nga të dyja palët”, ka thënë Kallas.

E pyetur nëse do të ketë ndonjë ndryshim në mënyrën e të dialoguarit mes Kosovës dhe Serbisë, Kallas ka thënë se me emisarin e ri danezin Peter Sorensen tashmë kanë analizuar se çfarë ka funksionuar e çfarë jo. Por, sipas fillimisht duhet një takim mes palëve.

“Gjëja e parë është të ulemi me dy palët, e kemi bërë ndaras, për të parë se si do të lëvizim me këtë proces” ka theksuar ajo.

Tutje, ajo e ka parë të udhës që në Prishtinë të garantojë se Kosova ëshgtë e barabartë duke thënë dhënë një porosi për ata që dyshojnë.

“Ju jeni partner i barabartë në tavolinë. Si Përfaqësuese e Lartë do të vazhdojë ta mbështes këtë proces dhe për ata që dyshojnë në proces le të jem e qartë normalizimi i raporteve tuaja është rruga e vetme për një të ardhme prospeuese për njerëzit e këtij rajoni. Stabiliteti varet nga dialogu jo nga konfrontimi”.

Estonezja ka shpalosur se disa shtete anëtare i janë ankuar se Kosova nuk po e respekton Marrëveshjen e Ohrit. “Nuk duam të shohim eskalim në veri e them këtë sepse unë personalisht i kam bindur shtete anëtare se duhet t’i heqim masat. Por disa po thonë se se Kosova duhet ta respektojë Marrëveshjen e Ohrit dhe se eskalimi në veri është në konflikt me këtë”, ka theksuar ajo.

Para se të vinte në Prishtinë, Kallas është pyetur në Beograd për formimin e Asociacionit. Atje ka thënë se nuk flet rreth kësaj teme pa e diskutuar në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news