Marrëveshja paraprake me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar të hënën se një marrëveshje paraprake për t’i dhënë fund luftës në Gjirin Persik është nënshkruar tashmë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, megjithëse detajet ende nuk janë bërë publike.

“Marrëveshja është nënshkruar,” tha Trump pas mbërritjes në Francë për samitin e G7-ës, duke shtuar se zëvendëspresidenti JD Vance do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit në Gjenevë të premten.

pritet të përfshijë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe zgjatjen e një armëpushimi 60-ditor, duke u dhënë mundësi negociatorëve të trajtojnë çështje të ndërlikuara si programi bërthamor i Iranit. Pas njoftimit, çmimet e naftës ranë në nivelin më të ulët që nga 10 marsi. /Burimi: Reuters/

Latest news
Related news