Operacionet e zemrës: 7 kardiokirurgë të papunë, konkursi askund (VIDEO)

Shtatë specialistë të kardiokirurgjisë ka më shumë se gjashtë muaj që janë në pritje të konkursit për punësim në QKUK, derisa ky institucion terciar është e vetmja portë ku ata mund ta ushtrojnë profesionin e tyre në sektorin publik.

Lidhur me këtë situatë kardiokirurgët e rinj, i janë drejtuar edhe ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitisë, për mos hapjen e thirrjes për rekrutim.

Lidhur me këtë, televizioni ka adresuar pyetje që nga e premtja edhe në QKUK/ShSKUK dhe tek kabineti i ministrit Vitia, por pa ndonjë përgjigje deri më tani.

Aktualisht klinika e kardiokirurgjisë në QKUK operon me vetëm tetë kardiokirugë.

Për më tepër, ndiqni kronikën në vazhdim:

Latest news
Related news