Kërkesa e KPK-së: Na duhen edhe 11 milionë euro shtesë (VIDEO)

Sipas Këshillit Prokurorial të Kosovës, problemet financiare me të cilat përballen nuk lidhen me keqmenaxhimin.

Ata theksojnë se bartja e obligimeve nga vitet e mëhershme ka vështirësuar funksionimin e institucionit, duke ndikuar në realizimin e plotë të nevojave buxhetore.

Këta, të hënën thanë se me mbi 11 milionë euro më shumë, do kishte shërbime më të mira e rritje besimi në këtë institucion nga qytetarët.

Një pjesë e këtyre mjeteve do të shkonte edhe për investimet kapitale për nevojat e KPK-së. Kësisoj këta pohojnë se nuk kërkojnë luks, por kushte elementare të punës.

Ndiqni kronikën në vazhdim për t’i kuptuar detajet:

Latest news
Related news