Politikani serb, Aleksandar Arsinijeviq, ka publikuar një video nga sheshi “Car Lazar” në Mitrovicën e Veriut ku pretendon se disa maturantë të komunitetit serb janë provokuar nga një person që ka bërë simbolin e shqiponjës në drejtim të tyre.
Në video shihet se Policia e Kosovës ka intervenuar duke kërkuar që të mos ketë provokime.
“Jo provokime”, dëgjohet një polic duke i thënë një të riu serb.
Për këtë, Arsinijeviq akuzoi policinë se “iu vërsul” maturantëve serbë.
“Derisa maturantët, si çdo vit, festonin përfundimin e shkollimit në shëtitoren e tyre në Mitrovicën e Veriut, turistët nacionalistë nga kafenetë shqiptare në fund të shëtitores i provokuan ata duke shfaqur shqiponja dykrenore dhe duke fyer”.
“Gjithçka është e regjistruar qartë në video. Dhe në vend që të mbronte fëmijët tanë, policia u vërsul në një grup maturantësh, arrestoi dhe kapi për fyti njërin prej tyre – një të ri që donte vetëm të festonte diplomimin e tij, si të gjithë bashkëmoshatarët e tij në botë. Ne e dënojmë ashpër këtë sjellje dhe dhunë institucionale ndaj fëmijëve serbë”, ka pretenduar ai.
Ndërkohë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se nuk ka pasë të arrestuar duke përgenjështruar deklaratën e Arsiinijeviqit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

