Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për incidentin e ndodhur gjatë defilimit të maturantëve serbë në veri të vendit.
Sipas tij, ndërhyrja e policisë në këtë ngjarje u bë si pasojë e provokimeve të disa pjesëmarrësve në zonën e kafiterive, të cilët kishin bërë thirrje nacionaliste dhe gjeste provokuese.
“Disa pjesëmarrës kanë provokuar disa në kafiteri me thirrjet ‘Kosova, zemra e Serbisë’ dhe shenjën me tri gishtërinj. Në këto rrethana me arsye për të mos patur përshkallëzim ka ndërhyrë pjesëtarët e policisë që kanë qenë të caktuar për mbarëvajtjen e procesit. Ka kërkuar të mos ketë provokime”, ka deklaruar Hoxha.
Ai theksoi se reagimi i zyrtarëve policorë kishte për qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, për të shmangur përshkallëzimin e situatës, ndërsa shtoi se maturantët ishin paralajmëruar që të shmangnin gjestet dhe veprimet që mund të nxisin tensione.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

