Mbappe shkruan histori, bëhet golashënuesi më i mirë i Francës

Kylian Mbappe ka hyrë në historinë e futbollit francez.

Sulmuesi i Francës realizoi dy gola në fitoren 3-1 ndaj Senegalit në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze.

Me këtë dygolësh, Mbappé arriti në kuotën e 58 golave në vetëm 99 paraqitje me fanellën e Francës, duke lënë pas Olivier Giroud, i cili e kishte mbajtur rekordin me 57 gola në 137 ndeshje.

Në moshën 27-vjeçare, kapiteni i Francës vazhdon të thyejë rekorde dhe tashmë synon edhe një tjetër arritje historike: rekordin absolut të golave në historinë e Kupës së Botës, ku i duhen vetëm dy gola për të barazuar Miroslav Klosen. /Klankosova.tv

Latest news
Related news