Mbetën në det, policia iu vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë në Himarë

Policia Kufitare në Himarë ka ndihmuar dy turistë gjermanë, të cilët kishin mbetur në det në një gomone.

Sipas njoftimit të policisë, turistët për shkak të erës së fortë, nuk mund të vijonin lundrimin në zonën e Qeparoit, transmeton Klankosova.tv.

“Pas lokalizimit të tyre, shërbimet e Policisë Kufitare bënë të mundur nxjerrjen e dy turistëve gjermanë, të sigurt, në Portin e Himarës. Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

The post Mbetën në det, policia iu vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë në Himarë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news