Mbi 193 mijë shërbime radiologjike janë realizuar në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se gjatë vitit 2024, mbi 193 mijë pacientë kanë marrë shërbime radiologjike, në kuadër të Klinikës së Radiologjisë.

Në njoftim, QKUK-ja, i ka specifikuar të dhënat e shërbimeve të kryera.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 110 mijë Radiografi, mbi 36 mijë Tomografi të Kompjuterizuara (CT), 12 mijë e 315 Rezonanca Magnetike, 2 mijë 500 Mamografi, 31 mijë e 334 ulatrazë, 2 mijë Tomografi të Kompjuterizuara- Angiografi, 78 Angiografi-DSA, 1343 bioosu dge 21 pacientë në Stroke Center.Bazuar në Raportin e Klinikës së Klinikës së Radiologjisë, lista e pritjes për Rezonancë Magnetike është deri me datë 3 prill, kurse për CT deri më datë 10 mars 2024, thuhet në këtë njoftim transmeton Klankosova.tv

The post Mbi 193 mijë shërbime radiologjike janë realizuar në QKUK appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news