Mbijeton Argjentina, Kepi i Gjelbër afër befasisë më të madhe të Botërorit

Argjentina mezi e ka mposhtur Kepin e Gjelbër për të kaluar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Kampionët në fuqi të kësaj gare e nisën mirë me golën e Leo Messit në minutën e 29-të.

Mirëpo, gjysmë ore më vonë, Kepi barazoi përmes Deroy Duertes.

Në vazhdime Argjentina rigjeti golin e avantazhit përmes Lisandro Martinezit në minutën e 92-të.

Në të 103-tën, Sidny Lopes Cabral barazoi për Kepin e Gjelbër, por autogoli i Diney Borgesit në minutën e 111-të vulosi fatin e takimit.

Në fazën tjetër, Argjentina do të ketë punë me Egjiptin.

Latest news
Related news