Qumështorja “Vita” është mbyllur, pas vendimit të marrë nga vetë kompania.
Kjo vjen pas inspektimit të pa paralajmëruar nga ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ndërsa 25 inspektorë kanë shkuar për inspektim te qumështorja, transmeton Klankosova.tv.
Pas reagimit të ish-kreut të Aleancës, Ramush Haradinaj ka reaguar edhe i pari aktual i kësaj partie, Ardian Gjini.
Gjini vuri gishtin te pushteti duke thënë se ‘ky pushtet e sheh prodhuesin vendor si armik’.
“Sot u vërtetua edhe njëherë se ky pushtet e sheh prodhuesin vendor si armik. Mbyllja e qumështores më të madhe në vend, Vita, la qindra punëtorë pa punë dhe mijëra fermerë kosovarë në udhëkryq”, ka shkruar Gjini.
Postimi i plotë:



