Me pistoletë, dy karikatorë e fishek në çantë, 27-vjeçari përfundon në ndalim në Fushë KosovëSinjali

Një 27-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi gjatë një kontrolli policor iu gjet një armë zjarri me municion, të cilën e posedonte pa leje, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 3 korrik, rreth orës 14:30, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Sipas burimeve, gjatë kontrollit të kryer nga Njësia e Urdhëresave, te Leon Mrlaku, 27 vjeçar, në çantën që mbante në krah, janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë e tipit “Crvena Zastava”, dy karikatorë, një fishek i kalibrit 7.62 mm.

Meqenëse i dyshuari nuk posedonte leje për armën, ajo është sekuestruar nga njësia e Forenzikës dhe është deponuar në dhomën e dëshmive në Stacionin Policor të Fushë Kosovës.

Leon Mrlaku është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news