Me sfidën Napoli – Bologna mbyllet xhiroja e 36-të në Serie A

Mbrëmjen e së hënës do të zhvillohet përballja mes Napolit dhe Bolognas, sfidë që mbyll zyrtarisht xhiron e 36-të të Serie A.

Takimi nis nga ora 20:45 dhe transmetohet në Sport2. Kjo ndeshje pritet të jetë një duel mjaft interesant në javët vendimtare të kampionatit italian, transmeton Klankosova.tv.

Napoli futet në këtë ndeshje nga pozita e dytë në tabelë me 70 pikë dhe synon fitoren për të blinduar vendin e dytë. Në anën tjetër, Bologna renditet në vendin e 10-të me 49 pikë dhe kërkon rezultat pozitiv për ta mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë.

Të dy skuadrat pritet të hyjnë me motivim maksimal, pasi fundi i sezonit po afrohet dhe çdo pikë ka rëndësi të madhe në objektivat e ekipeve.

Mund të jetë një imazh i ‎futboll, futboll dhe ‎teksti që thotë "‎Sapito # 尊 EA> MSC MSC N מ@ 。 یحھ ART NOTION E HEME 11 MAJ Napoli 20:45 Sport2 Bologna SERIE A‎"‎‎

Latest news
Related news