Mehmeti pasi kryetar i KPM-së u u zgjodh Berisha: Nuk ndjej siguri juridike për të vazhduar mbledhjen

Jeton Mehmeti, ka refuzuar të vazhdojë më tej drejtimin e mbledhjes së Komisionit të Pavarur për Medisa, pasi sot kryetar në vend të tij u zgjodh Besnik Berisha.

Para të pranishmëve, Mehmeti ka potencuar se nuk ndien siguri juridike për të vazhduar mbledhjen, dhe të jenë dy kryetarë me një sallë.

“Punë e KPM është e tillë që ballafaqohemi me të pa njohura. Me qenë se me shumicë të votave anëtarët e KPM kanë zgjedhur një kryetar të ri, unë nuk ndiej siguri juridike për të vazhduar mbledhjen sepse nuk mund të jemi në sallë si dy kryetar”.

“Dhe për mua, misioni ynë si kryetar i KPM-së merr fund këtu. Nëse thirrin mbledhje tjetër mund të marr pjesë si anëtarë sepse në bazë të mandatit që na ka dhënë Kuvendit, mandati si anëtar vazhdon deri me datën 21”, ka thënë Mehmeti, sipas EO-së.

Në mënyrë tinëzare partia në pushtet sot iu vërsul Komisionit të Pavarur të Mediave. Gjithçka nisi mëngjesin e sotëm, kur anëtarja Luljeta Aliu, e afërt me Vetëvendosjen, ftoi anëtarët tjerë të KPM-së, në një mbledhje për ta ndryshuar tinëzisht rregulloren, që do t’i hapte rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri, njofton Klankosova.tv.

Ashtu edhe ndodhi! Pasi fillimisht u ndryshua rregullorja, u votua për kryesinë e re, ku  me 4 vota, Besnik Berisha u bë kryetar i KPM-së.

Ende pa i skaduar mandati Mehmetit, anëtarët e afërt me pushtetin me nguti vendosën të zgjedhin kryetarin e ri.

Ky veprim ngjalli reagime të mëdha nga Shoqëria Civile dhe opinioni mediatik në vend, pasi është i qartë qëllimi “pushtues” i pushtetit të Albin Kurtit.

Ai që ligjërisht është ende kryetar i Komisionit të Pavarur të Mediave, kërkoi pauzë, për të qartësuar gjithçka nëse kjo që ndodhi sot mund të ketë legjitimitet.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news