Meksika ka vazhduar formën perfekte në Kupën e Botës 2026, duke e mposhtur Korenë e Jugut me rezultat minimal 1-0 dhe duke siguruar matematikisht kualifikimin në fazën e eliminimit direkt pas dy fitoreve në dy ndeshje.
Golin e vetëm dhe të fitores e realizoi Luis Romo në minutën e 50-të, duke i dhënë tri pikë të arta skuadrës së Javier Aguirres.
Me gjashtë pikë të grumbulluara, Meksika bëhet një nga ekipet e para që siguron kalimin tutje, ndërsa Koreja e Jugut do ta kërkojë kualifikimin në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.



