Kandidati për deputet nga Aleanca, Avni Arifi, ka deklaruar se projekti për gazin amerikan duhet të mbështetet, duke e cilësuar atë si një çështje që shkon përtej aspektit energjetik.
Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Arifi tha se projekti nuk lidhet vetëm me megavatët e energjisë apo metrat kubë të gazit, por edhe me partneritetin strategjik të Kosovës me Shtetet e Bashkuara.
“Lidhja me projektin energjetik është përtej megavatëve, përtej metrave kubë të gazit. Është lidhje dhe partneritet strategjik, është lidhje me korridorin energjetik të botës perëndimore”, deklaroi ai.
Sipas Arifit, përfshirja e Kosovës në projekte të tilla e bën vendin pjesë të interesave strategjike amerikane.
“Kosova po bëhet interes strategjik i interesave amerikane. Është absurde të mendojë dikush se ne po duam ta dëmtojmë Kosovën për hir të Amerikës”, tha Arifi në Klan Kosova.



