Klubi i motoçiklistëve MC Eagles do shënojë 20-vjetorin e themelimit me një aktivitet të veçantë, ku janëtë përfshirë gara me motorë, muzikë rok dhe momente solidariteti mes anëtarëve dhe pjesëmarrësve.
Në lidhje me këtë jubile kanë folur edhe disa nga anëtarët e klubit në emisionin “Ora 7”, ku kanë treguar më shumë për organizimin dhe historinë e grupit ndër vite.
Përveç festimeve, ata kanë folur edhe për rrezikun e aksidenteve në trafik, duke bërë apel që motoçiklistët të jenë të pajisur me pajisjet e duhura mbrojtëse, sidomos helmetat.
Një nga anëtarët rrëfeu edhe një përvojë personale me aksident.
“Unë kam pasur aksident me 120 kilometra në orë, më ka dalë një qen në rrugë dhe kam rrëshqitur me motor. Por përveç helmetës, xhaketës dhe pajisjeve tjera mbrojtëse, kam qenë i pajisur krejt dhe jam ngritur menjëherë prej rrugës dhe kam vazhduar. Po të mos i kisha, është e pamundur me shpëtu, sepse asfalti të shkatërron”, tha ai.
Ndiqni detajet e plota:



