Memphis Depay “shpërtheu” finalen me një gjest, kacafyten lojtarët e Corinthiansit dhe Palmeirasit – Indeksonline.net

Skuadra e Corinthians barazoi pa gola 0:0 ndaj Palmeirasit në ndeshjen e dytë finale të Paulista në Brazil, duke u shpallur kampion për shkak të ndeshjes së parë (1:0).

Në fundin e ndeshjes ndodhi një incident që protagonisti kryesor ishte sulmuesi i Kombëtares së Holandës, Memphis Depay, shkruan Indeksonline

Depay hipi mbi top, duke u tallur me lojtarët kundërshtarë. Kjo nuk i pëlqeu aspak futbollistëve të Palmerasit të cilët u kacafyten me ata të Corinthians.

Dy kartona të kuq u dhanë në këtë moment nga gjyqtari. Për, Martinezin dhe Marcelo Lomba. Poashtu edhe pesë kartonë të verdhë./Indeksonline/

Latest news
Related news