Një menaxher i një pompe të derivateve është kërcënuar nga një klient i dehur.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:00 në Zubin Potok.
Policia pas pranimit të informatës, e ka shoqëruar të dyshuarin për intervistim, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin tashmë po zhvillohen dhe po cilësohet “Kanosje”.
The post Menaxheri i pompës së derivateve kërcënohet nga një klient i dehur appeared first on Klan Kosova.



