Kancelari i Gjermanisë ka paralajmëruar se Rusia do ta ndalojë luftën e saj në Ukrainë vetëm nëse detyrohet për arsye ekonomike dhe ushtarake.
Friedrich Merz theksoi se përkundër veprimeve për t’u arritu paqe në Ukrainës, sulmet ruse sërish vazhdojnë.
“Të gjitha përpjekjet e javëve të kaluara janë përgjigjur me një qasje edhe më agresive nga ky regjim në Moskë kundër popullsisë në Ukrainë”, tha Friedrich Merz në një aktivitet rajonal të konservatorëve të tij në shtetin gjerman të North Rhine-Westphalia.
“Kjo gjithashtu nuk do të ndalet derisa të sigurohemi së bashku që Rusia, të paktën për arsye ekonomike, dhe ndoshta edhe për arsye ushtarake… nuk mund ta vazhdojë më këtë luftë”, tha Merz, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
The post Merz: Rusia do ta ndalojë luftën në Ukrainë vetëm nëse detyrohet appeared first on Klan Kosova.

