Igor Tudor është trajneri i ri i Juventusit. Këtë e ka konfirmuar klubi të dielën në faqen e tij zyrtare dhe eksperti kroat pritet të zhvillojë stërvitjen e parë me skuadrën në orën 15:00 të ditës së sotme, pas së cilës do të prezantohet me publikun.
Tudorit iu bashkua ndihmës-trajneri Ivan Javorçiç dhe trajneri i portierëve Tomislav Rogić Tumba , si dhe agjenti i Tudor, Anthony Šerić, me të cilin trajneri i ri i Juves dikur ndante dhomën e zhveshjes në Hajduk dhe ekipin kombëtar kroat të futbollit.
Tudor do të fitojë gjysmë milioni euro deri në fund të sezonit dhe nëse arrin ta çojë skuadrën drejt një vendi në Champions League, duhet të vazhdojë kontratën me një pagë vjetore prej dy milionë eurosh./Indeksonline/

