Messi përballë Portos në Artmotion

Klubet futbollistike më të njohura nga e gjithë bota po i vazhdojnë garat në Kupës e Botës.

Shumë përballje interesante, aksione e gola, po i sjell ekskluzivisht platforma kryesore televizive në trojet shqiptare, Artmotion.

Sot sikur edhe çdo ditë, kanalet sportive të këtij gjiganti janë të mbushura plot me adrenaline e emocione.

Të enjten do të dominoj futbolli, por ka edhe sporte të tjera.

Me fillim nga ora 18:00, në kanalin Sport 1 nën komentimin e Andi Shabanit vjen ndeshja Palmeiras – Al Ahly.

Kurse nga ora 21:00 Lirim Peci, vjen me ndeshjen Inter Miami – Porto, që transmetohet në kanalin e parë sportiv.

Derisa nga ora 18:00, në Sport 2 vjen dita e 7-të e bllokut final të botërorit të xhudos./ Klankosova.tv.

The post Messi përballë Portos në Artmotion appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news