Messi reagon pas vdekjes së Jotas

Lionel Messi ka reaguar pas vdekjes tragjike të Diogo Jotas.

Ai ka postuar një fotografi bardhë e zit ë ish-sulmuesit të Liverpoolit dhe Portugalisë, me mesazhin “QEPD”.

“QEPD” është shkurtimi i frazës spanjolle “que en paz descanse”, që përkthehet si “u prehtë në paqe”, transmeton Klankosova.tv.

Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota, ka humbur jetën në moshën 28-vjeçare.

Siç raportohet, lojtari vdiq si pasojë e një aksidenti trafiku në zonën e Zamora, në kilometrin e 65-të të autostradës A52, pranë Komunës së Palacios de Sanabria.

Instagram / leomessi

The post Messi reagon pas vdekjes së Jotas appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news