Milani mund Torinon dhe ngjitet në vendin e dytë

Milan ka marrë një fitore të rëndësishme 3-2 ndaj Torinos, në një ndeshje plot emocione dhe gola.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Pavlovic, por reagimi i Torinos ishte i shpejtë, me Simeone që barazoi shifrat brenda pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Milani u shfaq dukshëm më i mirë në fushë dhe e përktheu dominimin në gola.

Fillimisht shënoi Rebiot, ndërsa më pas Fofana realizoi për 3-1, duke i dhënë qetësi vendasve. Torino tentoi rikthimin në fund, me Vlasic që shënoi nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar 3-2.

Me këtë fitore,  Milan ngjitet në vendin e dytë në renditje, duke kaluar Napolin, që është edhe kundërshtari i radhës në kampionat.

Në anën tjetër, Torino vazhdon të ketë probleme me rezultatet dhe në javën e ardhshme përballet me Pisa, në kërkim të daljes nga kriza.

Latest news
Related news