Milanin s’i kryejnë punë as Modriqi e Jashari, mposhtet nga Cremonese

Milani e ka nisur keq sezonin në Serie A, pasi është mposhtur nga Cremonese me rezultat 1:2.

Baschirotto ia dha epërsinë e parë Cremoneses në minutën e 28-të të ballafaqimit, ndërsa rezultati u barazua nga Pavloviq në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan, ku pas një ore lojë në “San Siro”, Bonazzoli realizoi për rezultatin përfundimtar, 1:2, njofton Klankosova.tv.

Milanit s’i kryen punë as dy transferimet e reja, Modriq dhe Jashari, të cilët debutuan në Serie A sonte.

The post Milanin s’i kryejnë punë as Modriqi e Jashari, mposhtet nga Cremonese appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news