Millie Bobby Brown dëshironte të bëhej nënë në moshë të re edhe para se të martohej

Aktorja Millie Bobby Brown gjithmonë ka dashur të jetë një nënë e re.

Një burim për PEOPLE ka thënë se ajo shpesh fliste për dëshirën e saj që të ketë një familje më të madhë në moshë të re.

Kjo ishte edhe para se të martohej me bashkëshortin e saj, Jake Bongiovi, në maj të vitit 2024.

Ky informacion vjen një ditë pasi Broën njoftoi se kishte mirëpritur një vajzë përmes adoptimit në fillim të kësaj vere.

“Ajo është kaq e re, por kaq e fokusuar. Dhe ka zemrën më të madhe”, i tha burimi PEOPLE.

“Nuk ka dyshim se ajo është një nënë e shkëlqyer. Pothuajse çdo gjë që vendos në mendje, e adhuron”, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.

 

The post Millie Bobby Brown dëshironte të bëhej nënë në moshë të re edhe para se të martohej appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news