Zyrtari i Agjencionit të Ushqimit, Eroll Shehu ka pranuar se ministri i Bujqësisë, Armend Muja ka dhenë urdhër për inspektim pa paralajmërim në qumështoren “Vita”.
Sot 25 inspektorë kanë shkuar për inspektim pa paralajmërim në qumështoren “Vita”, raporton Paparaci, transmeton Klankosova.tv.
AUVK-ja ia ka mësyrë qumështores për ta mbyllur me arsyetimin se prodhuesi ka ulur sasinë e prodhimit të qumështit nga 1 korriku për shkak të mungesë së tregut.
Ndërkaq, zyrtari duke mos dhenë detaje të tjera, ka pranuar se urdhri është i ministrit.
“Jemi duke e zbatuar vendimin e ministrit, vendimi është që të bëhet inspektimi pa paralajmërim, sot e kemi urdhër që të bëhet në këtë qumështore”, ka thënë ai.



