Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave”, në bashkëpunim me GIZ-in gjerman.
Hoti, përmes një postimi në profilin e tij në rjetin social Facebook, ka thënë se ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit ekonomik të grave mbi moshën 30-vjeçare në Republikën e Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Sot nënshkruam marrëveshjen për zbatimin e projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave”, në bashkëpunim me GIZ-in gjerman.
Në kuadër të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, GIZ-i ka përzgjedhur ministrinë tonë për zbatimin e këtij projekti.
Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit ekonomik të grave mbi moshën 30-vjeçare në Republikën e Kosovës, duke u krijuar atyre më shumë mundësi për aftësim, punësim dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Me këtë rast, falënderoj Republikën Federale të Gjermanisë për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin ekonomik dhe për përkrahjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës.



