Mitrovica e ‘nxehtë’: Dyshimi për manipulim me vota, sqarimi i KQZ-së – krejt çka dihet (VIDEO)

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, është ndërprerë procesi i numërimit të votave nën dyshimin për manipulim dhe keqpërdorim të votave.

Siç raporton gazetari Urall Boshnjaku, në këtë komunë janë ngritur dyshimet edhe për ‘trenin bullgar’, transmeton Klankosova.tv.

Në “Edicionin Special”, Boshnjaku shtoi se zyrtarët e partive politike në QKN-në në Mitrovicë, kanë evidentuar fletëvotime që nuk përkonin me qendrat e votimit ku ndodheshin ato.

“Hetuesia ka nisur ta hetojë problemin. Menjëherë pas hetuesisë në vendin e ngjarjes ka arritur prokurori, Shpëtim Peci, i cili menjëherë pasi ka urdhëruar vazhdimin e procesit është larguar prej aty, por zyrtarët e PDK-së bashkë me anëtarët e koalicionit nuk kanë pranuar të vazhdojnë me procesin e numërimit, pasi sipas tyre ka pasur shumë parregullsi”, tha Boshnjaku.

Gazetari, tutje citoi zyrtarët e PDK-së, se në QKN në Mitrovicë, ka arritur edhe bashkëshorti i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi.

“Ai është parë duke bërë trysni mbi kryeprokurorin e Mitrovicës, por edhe mbi zyrtarët e KKZ-së që procesi i numërimit të vazhdojë, të paktën kështu kanë deklaruar zyrtarët e PDK-së”, tha Boshnjaku.

Lidhur me këtë çyshtje, janë deklaruar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

KQZ ka deklaruar se fletëvotimet e dyshuara kanë qenë një gabim teknik.

Ndryshe, disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, si Vlora Çitaku, Përparim Gruda, Artan Behrami e Mergim Lushtaku, kanë kërkuar hetim mbi këtë rast.

PDK kërkon hetim të parregullsive në Mitrovicë: Vota është e shenjtë

A kaloi “treni bullgar” kah Mitrovica? (VIDEO)

KQZ për procesin në Mitrovicë: Numri i fletëvotimeve të shtypura është evidentuar saktë

Dyshimet për manipulime në Mitrovicë, KQZ: Ekziston një gabim teknik

Prokurori e konfirmon: Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Mitrovicë

 

 

The post Mitrovica e ‘nxehtë’: Dyshimi për manipulim me vota, sqarimi i KQZ-së – krejt çka dihet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news