Modriqi largohet nga Reali me gjashtë “Champions” por edhe me një katërshe nga PSG-ja

Pass 13 vjetësh të lavdishëm në “Santiago Bernabeu”, Luka Modriq ka zhvilluar sonte ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Real Madridit.

Kroati hyri në pjesën e dytë të sfidës ndaj Paris Saint-Germain, e cila përfundoi me fitoren bindëse të francezëve 4:0, në gjysmëfinalen e FIFA Club World Cup.

Ylli i Los Blancos ka arritur, mes shumë trofesh, ta fitojë plot gjashtë herë Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, ai sot u largua dhimbshëm, me një humbje të thellë nga kampioni në fuqi i Evropës.

The post Modriqi largohet nga Reali me gjashtë “Champions” por edhe me një katërshe nga PSG-ja appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news