Mosmarrëveshja për muzikë përfundon me sulm fizik në Vragoli – Njëri përfundon në mbajtjeSinjali

Dukuria që një debat, si zënka për muzikë të lartë, të përshkallëzohet në përleshje fizike është tregues i një tensioni të akumuluar në shoqërinë kosovare, mungesës së tolerancës dhe vështirësisë për të zgjidhur konfliktet me qetësi.

Një zënkë për muzikë me zë të lartë ka eskaluar në përleshje fizike në rrugën “Behar Pllana” në fshatin Vragoli, komuna e Fushë Kosovës, më 29 maj 2025, rreth orës 15:00.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në përleshje janë përfshirë tre persona: Luan Pllana, 38 vjeçar si i dyshuar dhe Alaudin Pllana, 30 vjeçar e L.K, 30 vjeçar si viktima.

Sipas informacioneve, pas një debati verbal lidhur me muzikën e lartë, ka shpërthyer konfrontimi fizik ku edhe vetë i dyshuari ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Të gjithë personat e përfshirë janë shoqëruar në Stacionin Policor në Fushë Kosovë dhe janë intervistuar në prani të organeve kompetente.

Prokurorja kujdestaree, ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet procedurë për veprën penale “Sulm”, ndërsa i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news