Mourinho do që të mbetet edhe Valverde, edhe Tchouameni

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka një plan të përbashkët edhe për Federico Valverden, edhe për Aurelien Tchouamenin.

Portugezi në fakt do që t’i mbajë që të dy në “Santiago Bernabeu” për sezonin e ardhshëm.

Dyshja u bë kryelajm muajin e kaluar kur u bë e ditur se ishin përleshun në zhveshtore, me uruguaianin që kishte përfunduar në spital.

Sidoqoftë, I Veçanti beson se mund t’i menaxhojë egot e të dyve, dhe të ecin përpara.

Latest news
Related news