“M&Sillosi” shënon rekord pranon 60 ton grurë, Broqi: Suksesi është mbushja e hambarëve të grurit (VIDEO)

Shtëpia më e madhe e grurit në Kosovë, “M&Sillosi”, çdo herë ruan dhe servon vlerat, kualitetin dhe cilësinë më të mirë në të gjitha produktet që ofron në tregun kosovar, rajonal dhe ndërkombëtar.

Si prodhuesi më i madh në rajon i miellit nga gruri me cilësi të lartë, “M & Sillosi” këtë vit ka pranuar një sasi shumë të madhe të grurit, më të madhe se në vitet e mëparshme.

Në emisionin e Klan Kosovës “Krejt Kapak me Milotin”, Blendi Broqi, menaxher i laboratorit dhe kontrollit të cilësisë në këtë kompani, ka deklaruar se gjithmonë bëjnë përgatitjet më të mira për të pranuar grurë nga të gjithë fermerët e vendit.

Broqi ka theksuar se këtë vit kanë punuar pa ndërprerje, pra 24 orë në ditë, gjatë periudhës së korrjes dhe pranimit të grurit.

“Një prej periudhave më të rëndësishme për ne si kompani është periudha e korrjes së grurit, gjatë së cilës e dimë që ka një fluks shumë të madh të fermerëve, bujqve dhe të gjithë njerëzve që merren me kultivimin e kësaj kulture. Ne si kompani bëjmë përgatitjet maksimale çdo vit, në mënyrë që t’u shërbejmë sa më mirë të gjithë fermerëve të Kosovës, pasi ata mundin e një viti e dorëzojnë tek fabrika jonë ‘M & Sillosi’”, ka thënë Broqi.

“Këtë vit ka pasur shumë punë voluminoze, por ne si kompani kemi vendosur të punojmë 24 orë pa ndërprerë, vetëm e vetëm që të gjithë fermerëve t’ua sigurojmë një vend ku të dorëzojnë grurin. Arsyeja është se këtë vit sasitë e grurit kanë qenë shumë më të mëdha sesa vitet e kaluara, ndërsa cilësia e grurit ka qenë shumë e mirë. Për shkak të rendimenteve shumë të larta që ka dhënë gruri sivjet, kemi qenë të fokusuar që secilit fermer t’ia sigurojmë një vend të sigurt ku mund ta dorëzojë grurin”, ka pohuar ai.

Gjithashtu, Broqi ka bërë të ditur se këtë vit hambarët e “M & Sillosit” janë mbushur me rreth 60 mijë tonë grurë, çka përbën një rekord historik për këtë gjigant kosovar të industrisë së miellit dhe përpunimit të grurit.

Ai shtoi se kompania punon vazhdimisht që fermerët të kenë një derë ku të mbështeten, të marrin këshilla për kultivimin e grurit dhe një vend të sigurt ku të dorëzojnë produktin e tyre.

“Është projekt disavjeçar i kompanisë ‘M & Sillosi’ që bashkëpunon me fermerët vendorë, me fermerët lokalë. Qëllimi kryesor i kompanisë është që sa më shumë të punojë me fermerët e vendit, në mënyrë që të kemi një produkt i cili është me grurë vendor.”

“Për këtë arsye, puna disavjeçare e bërë me fermerët e vendit ka rezultuar edhe me këtë sukses që sot ne e arrijmë. Suksesi është mbushja e hambarëve të grurit, mbushja e këtyre hambarëve me rreth 60 mijë tonë grurë, që shënon edhe rekord në ‘M & Sillosi’”, tha Broqi. /Klankosova.tv

The post “M&Sillosi” shënon rekord pranon 60 ton grurë, Broqi: Suksesi është mbushja e hambarëve të grurit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news