Muriq dhe Rrudhani nuk udhëtojnë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, portieri i Dritës i bashkohet Kombëtares

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se portieri Arijanet Muriq dhe mesfushori Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me Kombëtaren e Kosovës në Spanjë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se kjo është për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se dy lojtarët në fjalë e kanë të pamundur të rikuperohen për ndeshjen e radhës”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, ekipit iu ka bashkuar portieri i Dritës, Faton Maloku.

Dardanët udhëtojnë sot pasdite drejt Murcia, ku të dielën do të zhvillohet ndeshja Islandë-Kosovë.

The post Muriq dhe Rrudhani nuk udhëtojnë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, portieri i Dritës i bashkohet Kombëtares appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news