Vedat Muriqi e ka mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gjetur rrugën e golit edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Oviedo në La Liga.
Sulmuesi i Kosovës realizoi edhe një paraqitje tjetër të rëndësishme për skuadrën e tij, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që e ka karakterizuar gjatë gjithë sezonit në elitën e futbollit spanjoll, transmeton Klankosova.tv.
Goli i shënuar ndaj Oviedos ishte i 23-ti për Muriqin në këtë edicion të La Ligës, statistikë që e vendos atë mes sulmuesve më efikasë të kampionatit spanjoll.
Me këtë realizim, reprezentuesi kosovar mbetet vetëm dy gola larg yllit francez Kylian Mbappe, i cili kryeson listën me 25 gola të shënuar këtë sezon.



