Basketbollisti kosovar me shtetësi finlandeze, Edon Maxhuni, ka shprehur mbështetjen e tij për bashkëlojtarin te përfaqësuesja e Finlandës, Mustapha Amzil, pas transferimit të këtij të fundit te KB Trepça.
Maxhuni ka shpërndarë në Instagram postimin zyrtar të klubit mitrovicas, duke përkrahur hapin e ri në karrierën e Amzil, i cili është zyrtarizuar si përforcimi më i ri i kampionëve në fuqi.
Dy basketbollistët kanë ndarë fushën në disa paraqitje me përfaqësuesen finlandeze, raporton Klankosova.tv
Në njoftimin zyrtar të klubit Trepça thuhet: “Mustafa u bo Mitrovicali. Welcome to the City of Miners & Back-to-Back Champions! #TrepçaNaBashkon”.
The post “Mustafa u bo Mitrovicali”, Maxhuni përkrah transferimin e Amzil te Trepça appeared first on Klan Kosova.




