Napoli “harron” Zhegrovën, arrin marrëveshje me yllin e PSV-së

Napoli pritet të zhvillojë një takim me PSV Eindhoven në 24 deri në 48 orët e ardhshme për të diskutuar kushtet e një marrëveshjeje për Noa Lang.

Sulmuesi anësor është një nga emrat në listën e ngushtë të klubit italian për të përforcuar krahët e sulmit.

Ndër opsionet e tjera janë edhe Dan Ndoye, me të cilin janë arritur marrëveshjet personale, por ende jo me klubin e tij, si dhe Jadon Sancho, që mbetet një mundësi e hapur.

Jack Grealish nuk është në listën e objektivave të Napolit, teksa Edon Zhegrova nuk po përmendet aq shpesh sikur gjatë dimrtit.

The post Napoli “harron” Zhegrovën, arrin marrëveshje me yllin e PSV-së appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news