Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare punëtori i KRU “Mitrovica”

Ka vdekur në moshën 40-vjeçare, Gëzim Tupella, punonjës në Kompaninë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”.

KRU “Mitrovica” ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, derisa për Gëzimin thanë se ai ishte shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe humanizmit në punë, transmeton Klankosova.tv.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë të dashur, Gëzim Tupella. Gëzimi ishte shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe humanizmit në punë. Kontributi i tij i çmuar në KRU “Mitrovica” Sh.A. do të mbetet gjithmonë në kujtesën dhe respektin tonë të përhershëm. Në emër të gjithë stafit, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Tupella, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin. U prehtë në paqe!”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "NJOFTIM Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë familjarët miqte, dashamirët dhe mbarë farefisin tonë se seijoni dhe paharruari GEZIM (GANI) TUPELLA (1985 2025) Nderroi jetë Te daten 04.08.2025 ,nẽ moshën 40 vjeçare Varrimii ndjerit bëhet me daten 04.08.2025 ne varrezat e fshatit Kçiq Vogël. Namazi i xhenazes i falet te varrezat e fshatit Kçiq i Vogël në ora 18:00. Te pikëlluarit: Familja: TUPELLA MITROVICE 04.08.2025 2025"

The post Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare punëtori i KRU “Mitrovica” appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news