Sinjali ka raportuar për një konflikt të përgjakshëm që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë, ku një 30-vjeçar u plagos me thikë, ndërsa i dyshuari u arrestua vetëm pak minuta pas ngjarjes.
Sipas burimeve të Sinjalit, i arrestuari është Besart Rama, rreth 24-vjeçar, ndërsa viktima është Blerim Mustafa, rreth 30-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë. Policia fillimisht ishte njoftuar se në Spitalin Rajonal ishte dërguar një person i plagosur.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit B.R., nën dyshimin për veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 18 korrik, kur i dyshuari, me dashje, dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.M.
Ai dyshohet se e ka goditur viktimën me thikë në kokë, në pjesën e majtë të brinjëve dhe prapa kraharorit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Zyrtarët policorë kontaktuan me viktimën në spital, ku konstatuan se ai kishte plagë në kokë dhe nën kraharorin e majtë, të cilat dyshohet se ishin shkaktuar me thikë.
Pas sigurimit të informatave, Policia e lokalizoi dhe e arrestoi të dyshuarin pranë Poliklinikës “Fati”, në afërsi të shtëpisë së tij.
Në vendin e ngjarjes, hetuesit dhe krimteknikët sekuestruan një thikë, një telefon celular dhe një motoçikletë, e cila dyshohet se drejtohej nga viktima në momentin e sulmit.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se motivi i incidentit ende nuk është zbuluar. Gjatë testimit, i dyshuari rezultoi me 1.48 promil alkool në gjak.
Hetuesit po vazhdojnë punën për sigurimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



