Është ndaluar për 48 orë shoferi i dyshuar se shkaktoi aksidentin e rëndë në fshatin Shushicë të Istogut, ku humbën jetën dy persona dhe tre të tjerë mbetën të lënduar.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 20 korrik, rreth orës 15:20, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.
Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë pasi është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.
Tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe po vazhdojnë trajtimin mjekësor në spital.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Rasti po vazhdon të hetohet nga njësia për hetimin e aksidenteve të trafikut, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan deri te aksidenti tragjik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



