Ndërron jetë këngëtarja e hitit “Killing Me Softly With His Song”

Ka ndërruar jetë në moshën 88 vjepare këngëtarja amerikane, Roberta Flack, njofton Klankosova.tv

Ajo ishte më e njohur për këngët e saj hit “Killing Me Softly With His Song” dhe “The First Hera I Ever Saw Your Face”.

Vdekjen e këngëtares e ka konfirmuar përfaqësuesi i saj, por nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes.

Ajo që bëhet e ditur është se vokalistja legjendare e pop/R&B, Roberta Flack , e cila u bë e njohur në fillim të viteve ’70 nga hitet fituese të Grammy “The First Time Ever I Saw Your Face” dhe “Killing Me Softly With His Song”, vdiq e rrethuar nga më të dashurit e saj.

Këngëtarja dhe kantautorja amerikane Roberta Flack performon në skenë në Ronnie Scott's, Londër, 1972. (Foto nga Michael Putland/Getty Images)

The post Ndërron jetë këngëtarja e hitit “Killing Me Softly With His Song” appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news