Ndeshja hapëse e Botërorit për klube: Inter Miami dhe Al Ahli barazojnë pa gola (VIDEO)

Kampionati Botëror për klube, ka nisur me ndeshjen Inter Miami dhe Al Ahli.

Kjo lojë tejet interesante përfundoj pa gola, 0:0, transmeton Klankosova.tv.

Inter Miamin ku luan Leo Messi, e shpëtoi portieri veteran, Oscar Ustari, i cili e mbrojti një penallti vendimtare në fundin e pjesës së parë, të egjiptianit Trezeguet.

Gardiani 38 vjeçar, i cili dikur kishte mbrojtur portën e Getafes (2007–2012), tregoi se ende ka shumë për të dhënë në skenën ndërkombëtare.

Ai u bë protagonist absolut në një pjesë të parë ku Al Ahly dominoi ndeshjen dhe krijoi rastet më të mira.

Skuadra egjiptiane, e drejtuar nga trajneri galician José Riveiro, ishte dukshëm më e mirë në 45 minutat e para, transmeton Klankosova.tv.

Ata kishin një gol të anuluar, penalltinë e humbur dhe disa raste të tjera të rrezikshme përballë një Interi që u mbajt në lojë falë pritjeve të Ustarit dhe ndërhyrjeve vendimtare në mbrojtje.

Ky spektakël do të transmetohet në platformën kryesore televizive në trojet shqiptare, Artmotion.

The post Ndeshja hapëse e Botërorit për klube: Inter Miami dhe Al Ahli barazojnë pa gola (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news