“Ndoshta s’e shoh më”, Labi përlotet dhe ka një lutje për banorët (VIDEO)

Labinot Rexha tashmë është banor zyrtar i Big Brother VIP  Kosova 4.

Pasi u fut brenda shtëpisë, artisti u përlot dhe për këtë kishte vetëm një arsye.

Ai tha se ka qenë i vështirë momenti kur është përshëndetur me gjyshërit e tij, pasi siç tha, e kanë aromën e babait të ndjerë.

“Kur u përshëndeta me gjyshin dhe gjyshen, shumë jam mërzitur, jam prekur. Janë aroma e babait tim. Kam frikë që mos ta shoh më, ndoshta nuk do ta shoh më, ishte shumë keq. Nuk me njohu”, tha Labi.

Ndër të tjera, këngëtari teksa fliste para kamerave, u lut që banorët mos ta prekin në familje, pasi siç u shpreh, është e shenjtë për të, njofton Klankosova.tv.

Ndiqni momentin:

The post “Ndoshta s’e shoh më”, Labi përlotet dhe ka një lutje për banorët (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news