Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është zhvilluar seanca fillestare ndaj Fatmir Bajramit, i akuzuar për kërcënim ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, përmes një komenti në rrjetin social Facebook.
Bajrami është paraqitur vullnetarisht në Kosovë nga Sllovenia, pasi familjarët e kishin njoftuar se ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.
Gjatë seancës, ai e ka pranuar fajësinë, duke deklaruar se nuk e njihte personalisht gazetarin Mehmetaj dhe se nuk ishte i vetëdijshëm që komenti i tij përbënte vepër penale. Ai është shprehur i penduar për veprimet dhe ka kërkuar falje.
Vetëm 15 minuta pas pranimit të fajësisë, kryetari i trupit gjykues ka shpallur aktgjykimin. Fatmir Bajrami është dënuar me 2,300 euro gjobë për veprën penale “Kërcënim”, sipas nenit përkatës të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në aktakuzën e përpiluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, thuhet se Bajrami kishte komentuar në një postim të gazetarit Lirim Mehmetaj me fjalët:
“Te kisha. Diege persegjalli servil i Serbisë. Se ti me gjithë Shefin. Tend. I shërbeni. Serbisë mike i Vuçiqit.”
Sipas Prokurorisë, me këtë koment, i akuzuari kishte shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën tek gazetari Mehmetaj, i cili më pas kishte paraqitur rastin në Polici.
Pas shpalljes së vendimit, gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar në Facebook, duke thumbuar pushtetin dhe veçanërisht kryeministrin Albin Kurti, për atë që e cilëson si klimë të urrejtjes ndaj gazetarëve kritikë.
“Mos kërcënoni në Facebook se ndryshe prej Albin Kurtit, ju dënohuni… Gjykata Themelore në Prishtinë sapo e denoi për kërcënim një person që e pati bo njet me ma shti flaken midis sheshi. Normal, në gjykatë kërkoj falje e u pendu e tha që s’ka qenë mirë e që s’e përsërit kurrë e 100 qeso budallaqe”, shkroi ai.
Ai nuk e kurseu as pushtetin aktual:
“S’ka diskutim, fajtori i vërtetë nuk është ky e as të tillët si ky, po kryehajvani Albin Kurti, bashkë me ata hajvanët e tjerë që secili gazetar që ua zbulon një hajni, ata i kthehen me ‘ti je argat i Serbisë’… Për çdo kërcënim nëpër internet, fajtor fillestar është kjo shpurë pushtetarësh që mision final e kanë shkatërrimin e shtetit e shoqërisë.”
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga Qeveria e Kosovës apo ndonjë përfaqësues i saj.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



